Tensionet në veri të Kosovës që nisën pas marrjes së detyrës nga kryetarët e Komunave në atë pjesë të vendit, bënë që mbledhja tradicionale e dy qeverive, asaj kosovare dhe asaj të Shqipërisë, të anulohet.
E planifikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, mbledhja u anulua pikërisht nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njq ditë para mbledhje.
Rama ishte kundër vendimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit kishte marrë rreth çështjes së veriut.
Anulimi i mbledhjes së dy qeverive nga ana e Ramës kishte ardhur pas mos reagimit të Qeverisë kosovare për uljen e tensioneve në veri.
Veriu u bë mollë sherri që dy kryeministrat ‘vëllazëror’ të ftohin raportet mes vete.
Kurti e Rama nuk ndaluan së ‘thumbuari’ nga larg njëri-tjetrin.
“Hidhërimi’ i dyshes Kurti-Rama, arriti kulmin kur kryeministri shqiptar kishte përgatitur një draft për asociacionin, por që edhe pse u pranua nga BE, u refuzua ashpër nga pala kosovare, në theks të veçantë nga kryeministri Kurti.
Inati i Kurtit ndaj Ramës u shfaq kur kreu i qeverisë shqiptare nuk u prit në takim nga hompologu i tij kosovar gjatë vizitës së tij në Kosovë më 6 korrik.
Madje, Kurti kishte refuzuar të marrë pjesë më 17 korrik, në takimin joformal të thirrur nga Edi Rama e që mbahej në Tiranë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimorë.
Mosmarrëveshjet mes dy kryeministrave nuk u pranuan asnjëherë personalisht nga ta, mirëpo ky veprimi i fundit i Kurtit la shumë për të dëshiruar.
E meqë nuk zgjatën shumë tensionet në veri, nuk kishte më kuptim që të zgjaste edhe hidhërimi ‘vëllazëror’.
Nuk u takuan as nuk folën në biseda private për pothuajse tre muaj, por erdhi momenti kur dy liderët shtetërorë t’i zgjasin dorën njëri-tjetrit.
Ishte pikërisht Forumi Strategjik i Bledit që po mbahet në Slloveni, eventi kur dy kryeministrat u panë të buzëqeshur e dorështrënguar me njëri-tjetrin.
Duke i lënë pas të gjitha, Kurti e Rama shihen të ulur pran njëri-tjetrit në darkën e punës të ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju