Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, pasi tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar prej një gramë, që dyshohet të jetë marihuanë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, përcjell Arbresh.info.
“Rr. Ukshin Kovaçica, Mitrovicë 28.08.2023 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1 gram. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji