Në ish rezidencën presidenciale Vila Bled, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi homologun e Sllovenisë, Kryeministrin Robert Golob, njëherësh shtet nikoqir i Forumit të Sigurisë.
Ky ishte takimi i parë dypalësh ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Kryeministrit Golob, gjatë të cilës diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, përcjell arbresh.info.
Kryeministri i shprehu keqardhjen për përmbytjet dhe i ofroi solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me popullin slloven për humbjet e shkaktuara nga vërshimet në fillim të këtij muaji.
“Sllovenia ka strehuar disidentët tanë të parë, na ka ndihmuar në betejën tonë çlirimtare dhe tani është ndër pesë investitorët kryesorë në ekonominë tonë”- theksoi Kryeministri.
Duke folur për potencialin e bashkëpunimit ekonomik, kryeministri Kurti vuri theksin te mundësitë që Kosova ofron për investitorët huaj. Pozita e përshtatshme gjeografike, politikat e favorshme fiskale, stabiliteti institucional dhe potenciali i fuqisë punëtore e bëjnë Kosovën vend atraktiv për investimet sllovene, tha kryeministri gjersa veçoi sektorët në rritje sikurse ai ICT-TIK, përpunimit të drurit dhe metalit dhe prodhimit të ushqimit.
Në kuadër të temës “Solidaritet për Sigurinë Globale” brenda së cilës po zhvillohet forumi këtë vit, ata diskutuan edhe për bashkëpunimin rajonal, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe dialogun për zbatim të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?