Krimet Ekonomike kanë arrestuar sot edhe personin e tretë me iniciale B.S të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.
Bëhet fjalë për një dëm me vlerë 74 mijë euro shkaktuar komunës përmes keqpërdorimit të tenderit për rrugën në Mushtisht të komunës së Suharekës, shrkuan Arbresh.info.
“I dyshuari në bashkëveprim me persona zyrtar të komunës së Suharekës dhe menaxherin e kontratës pas përpilimit të procesverbaleve dhe situacioneve fiktive si dhe raportit fiktiv për kryerën e punëve lidhur me ketë tender, kompania ka lëshuar faturat për realizim të punëve me çka edhe janë realizuar pagesat nga komuna e Suharekës, ku në realitet punët apo shtrimi i rrugëve sipas kontratës nuk është realizuar.”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas përfundimit te intervistimit me vendim të prokurorit kompetent i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Kujtojmë që më 22 gusht, Krimet Ekonomike kishin arrestuar dy persona me iniciale E.SH dhe B.K pasi të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qellim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...