Google ADS

Ikën i nxehti afrikan nga Shqipëria, IGJEUM paralajmëron përmbytje në disa zona

19:44 | 28 Gusht 2023
E.G

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar reshje intensive në veri dhe jug të vendit duke nisur nga dita e nesërme, 29 gusht.

Në njoftimin e IGJEUM bëhet me dije se reshje me intensitet të lartë pritet të ketë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë ku mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

“Sot pasdite (e hënë, dt.28) priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës. Nesër (e martë, dt.29) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa mesatare në shumicën e qarqeve të tjera të vendit. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata në pothuajse të gjitha qarqet”, thuhet në njoftimin e IGJEUM./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme