Google ADS

Ambasada amerikane dhuron inventar shkollor për një gjimnaz në Prishtinë

19:30 | 28 Gusht 2023
E.G

Nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Kryeqytet do e nisin vitin e ri shkollor me mjete të reja dhe inventar të ri të dhuruara nga Ambasada Amerikane.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.

“10 kontejnerë me inventar shkollor sot u dhuruan nga Ambasada Amerikane e që ne me këto mjete të po synojmë jo vetëm të mobilojmë një shkollë por po investojmë në të ardhmen e vendit tonë dhe në përmirësimin e arritshmërive akademike.”, ka shkruar Rama.

Tutje, ai bëri të ditur se nga viti i ardhshëm do të filloj edhe renovimi i objektit të kësaj shkolle, financuar nga Ambasada Amerikane.

I pari i Prishtinës falënderoi zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së, Alyson Grunder dhe Shefin e  Zyrës për Bashkëpunim Mbrojtës për donacionin, Kolonelin Ryan Conley./Arbresh.info.

Të ngjashme