Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se Komuna e Prishtinës është duke i shndërruar hapësirat publike në të shumtën e rasteve në parkingje.
Ky reagim vjen pas vendimit të fundit të komunës lidhur me kohë zgjatjen e pagesës së parkingut në Zonën Qendër deri në ora 23:00, ndërsa më parë ishte deri në ora 19:00.
“Se arsyetimi është i pasinqertë tregon fakti se edhe banorët e lagjes nuk e kanë parkingun e siguruar në mjedisin ku jetojnë për dallim të shteteve dhe vendeve që çdo banori i sigurojnë parkingun duke e shënjuar me numër ku askush tjetër nuk mund ta parkojë veturën”.
“Hapësirat publike në të shumtën e rasteve janë shndërruar në parkingje madje ka raste, në Dardani dhe në vende tjera kur edhe trotuaret apo gjysmëtrotuaret janë bërë parkingje duke kufizuar hapësiren lëvizëse për qytetarët. Duket të jetë biznes shumë përfitues administrimi i parkingjeveve prandaj thuaja e tërë Prishtina është shndërruar në vendparkim, ne kryetarin e saj, Përparim Ramë Parkingu”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Tutje, KMDLNj thekson Komuna e Prishtinës duhet të vendosë kamera pranë kontejnerëve të mbeturinave për qytetarët e papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm që i hudhin mbeturinat jashtë hapësirës së paraparë sikur që do të monitorohej edhe puna e Kompanisë “Pastrimi” nëse bëhet në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar.
“Sa i përket parkingjeve ka mbetur që vetëm edhe Sheshi “Nënë Tereza” të shndërrohet në parking publik për përfitime private dhe të rrumbullakësohet Prishtina, jo si qytet ekologjik, i pastër dhe i jetueshëm për qytetarë por Prishtina si pronë private e Ndërmarrjes së Përbashkët “Prishtina Parking”. Ngushtimi i hapësirës jetësore përmes kufizimit të mjedisit për liri të lëvizjes është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut”.
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...