Samsung Galaxy S7 vjen me dy madhësi të ndryshme

13:02 | 28 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Sipas raporteve nga ‘ET News’, Samsung Galaxy S7 do të lansohet në dy madhësi të ndryshme. Një version thuhet se do të jetë i rrafshët me 5.2 inç, ndërsa versioni i dytë apo “Edge” do të ketë ekran 5.5 inç të lakuar. Më parë është thënë gjithashtu që Galaxy S7 do të ketë edhe ekranin 5.7 inç, me madhësi të njëjtë të ekranit sa S6 Edge+.

Lansimi i S7 me dy madhësi të ndryshme të ekranit do ndryshonte strategjinë e kompanisë Samsung, që ka lansuar këtë vit pajisjen S6 me ekran të rrafshët dhe të lakuar, por të dy madhësi të njëjtë, transmeton arbresh.info. Këto thashetheme mund të krahasohen me taktikat e kompanisë rivale Apple me iPhone 6 dhe 6 Plus që kanë ekran me madhësi të ndryshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme