Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Strategjik të Bledit ka thënë se mbështetja në Kosovë për BE-në është 94 për qind ndërkaq në Serbi është 36 për qind.
Kurti u shpreh se Kosova i ka vënë sanksione Federatës Ruse, ndërkaq siç tha ai, Serbia as nuk po i mendon, përcjell Arbresh.info.
“Mbështetja në Kosovë për BE-në është 94 për qind, në Serbi është 36. Ne kemi vënë sanksione ndaj federatës ruse, Serbia as nuk po i mendon, nuk janë distancuar as nga Millosheviqi as nga Putini”.
“Pra, nuk është e lehtë për ne, dua të normalizojmë marrëdhënie dhe do ta bëja menjëherë këtë gjë, nëse fqinjtë e mi do të ishin çekët ose Republika e Çekisë, por normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më e vështirë. Mund të ndodh, sepse duhet të implementojmë këtë traktatin bazë që presidenti i Serbisë dhe unë jemi pajtuar në Bruksel, por që normalizimi në psikologji do të thotë mungesë e konfuzionit midis realitetit dhe fantazisë, e ky është një regjistër tjetër ku unë nuk mund të kontribuojë”, u shpreh tutje Kurti.
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit