Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur Kosovën storie të dyfishtë suksesi në Forumin Strategjik të Bledit.
Në një panel diskutimi, së bashku me liderët e tjerë të rajonit, përfshirë kryeministrin nikoqir, Robert Golob, Kurti ka thënë se po punohet vazhdimisht që Kosovën ta njohin edhe pesë shtetet e BE-së, të cilat nuk aktualisht nuk e njohin Kosovën, raporton Ekonomia Online.
Sipas Kurtit, përveç mënyrës diplomatike për njohje, mënyra tjetër për t’i bindur shtetet “skeptike” është përmes progresit si shtet.
“Pesë nga 27 shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën akoma, Greqia, Sllovakia, Romania, dhe Spanja e Qipro. Po punojmë me ta në mënyrë bilaterale dhe diplomatike, gjithashtu edhe në Bruksel”.
“Atmosfera mes nesh dhe këtyre shteteve është më e mirë se më parë. I kemi ca hapa të vegjël konkretë dhe në këtë mënyrë që t’i bashkohen shumicës së shteteve të BE-së që na njohin ne”.
“Një mënyrë tjetër se si po mundohemi t’i bindim shtetet që akoma janë skeptike është përmes progresit si shtet. Kosova është storie e dyfishtë e suksesit, storie e suksesit të intervenimit të NATO-s në 1999tën për ta ndalur gjenocidin e Milloshevoiqit dhe të Serbisë në atë kohë dhe e demokracisë e ekonomisë”.
“Bazuar në raportet e Transperancy International, Freedom House, Kosova është në krye të shteteve të Ballkanit në luftimin kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, pra jemi optimistë sa i përket njohjeve”, ka thënë Kurti.
Arrestimi i 15 vjeçarit me armë në Tiranë, pezullohen nga pu...
Smith Jr pati shifra magjike ndaj Yllit, shpallet MVP i javë...
Trepça dhe Barro ndajnë rrugët, kampionia gjen menjëherë zëv...
Ngritët aktakuzë kundër tre serbëve për krime lufte në regji...
Akuzohen pesë persona në lidhje me vdekjen e Liam Payne, për...
Bashkimi brenda ditës largon trajnerin dhe afron dy basketbo...