Irani dhe Iraku kanë arritur marrëveshje për çarmatimin dhe zhvendosjen e “grupeve të armatosura terroriste” të rajonit kurd të Irakut, njoftoi të hënën Ministria e Jashtme e Iranit.
“Është arritur një marrëveshje mes Iranit dhe Iraku, sipas të cilës Iraku është përkushtuar t’i çarmatosë separatistët e armatosur dhe grupet terroriste në territorin e vet, t’i mbyllë bazat e tyre, dhe t’i zhvendosë ata në vende të tjera para 19 shtatorit”, tha zëdhënësi i Ministrisë iraniane, Nasser Kanaani.
Kanaani nuk tregoi se ku do të zhvendoseshin militantët. Iraku nuk ka komentuar ende rreth kësaj.
Irani ka kohë të gjatë që e akuzon rajonin autonom kurd të Irakut verior se po rrit grupe terroriste, të cilat janë përfshirë në sulme kundër Republikës Islamike.
Garda Revolucionare e Iranit i ka sulmuar vazhdimisht bazat e tyre në rajonin kurd të Irakut.
Në shtator të vitit të kaluar, Garda Revolucionare e Iranit i sulmoi me raketa dhe dronë caqet e militantëve në rajonin kurd të Irakut, duke i varë 13 njerëz, sipas autoriteteve lokale.
Ministria e Jashtme e Irakut i kishte dënuar sulmet.
Por, Irani ishte përgjigjur duke thënë se do t’i vazhdonte sulmet ndaj, siç i quajti, terroristëve në rajon./rel/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç