Cigare, duhan të grirë dhe cigare elektronike të kontrabanduara, janë sekuestruar sot nga Dogana e Kosovës.
Sipas njoftimit të Doganës, malli i sekuestruar ka ndodhur në një biznes në Komunën e Kamenicës.
“Kamenicë 28 gusht 2023 pas pranimit të informacionit përmes rrugëve operative, zyrtarët doganor të Sektorit Antikontrabandë kanë kryer kontrolle te një biznes në Kamenicë. Me këtë rast, është hasur në një sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduar, përfshirë cigare, duhan të grirë dhe cigare elektronike”, thuhet në njoftim.
Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj biznesit. /Arbresh.info/
Njoftimi i plotë
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...