Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Valter Çela, banues në Tiranë, rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Perugia, Itali, me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike”, (kryesisht kokainë), “Mbajtje, prodhim, shpërndarje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike” (kokainë), kryer në bashkepunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
40-vjeçari u ndalua gjatë një operacioni në rrugën “Frosina Plaku” mëngjesin e kësaj të hëne.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perugia”. Gjatë operacionit, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Valter Çela, 40 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia./Arbresh.info
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...