Google ADS

Daçiq: Serbia është palë konstruktive në dialogun me Kosovën, respekton Marrëveshjen e Brukselit

13:04 | 28 Gusht 2023
L G

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Seri, vendi I tij ka “dëshmuar se është një palë konstruktive që i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit”.

Ai siç raporton TV Happy shtoi se Evropa po përpiqet me këmbëngulje të gjejë model për të transferuar në Serbi një pjesë të përgjegjësisë për situatën në veri të Kosovës, përcjellë Kosovo Online.

Daçiq beson se Serbia duhet të ndërtojë marrëdhënie me vendet e tjera duke ndjekur interesat e saj kombëtare, për të ruajtur marrëdhëniet miqësore me vendet perëndimore, por edhe me Rusinë dhe Kinën.

“Merreni shembullin e çdo organizate ndërkombëtare, ne gjithmonë duhet t’u drejtohemi vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, vendeve që janë miq tanë, dhe që janë shumë shpesh nën sulmin e politikës evropiane, pra janë kryesisht në listën e vendet që i nënshtrohen disa kritikave”, tha Daçiq./Arbresh.info/

Të ngjashme