Google ADS

Lajçak takon Osmanin në Forumin Alpbach: E nisa sezonin e vjeshtës me biseda pasuruese

08:36 | 28 Gusht 2023
E.H

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2023.

Me anë rë një postimi në Twitter, Lajçak ndau fotografi nga disa takime, ku ndër to ishte edhe ai me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai është shprehur se e ka nisur sezonin e vjeshtës me biseda pasuruese.

“E nisa sezonin e vjeshtës me dy ditë biseda pasuruese rreth asaj se çfarë do të thotë për Evropën të jetë e guximshme. Është mirë të diskutosh me ekspertë, kolegë, miq dhe më e rëndësishmja me të rinjtë tanë në këtë vit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme