Google ADS

Abdixhiku: Sot, çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit

23:27 | 27 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një postim në Facebook, ku ka bërë thirrje për vetëdijesim shoqëror në betejën e grave të prekura me kancer të gjirit.

Ai ka theksuar se sot çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit, shkruan Arbresh.info.

“Albina dhe unë bashkë me Përparimin e Kristalen këtë pasdite iu bashkuam fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit ‘Race for the Cure’, në aktivitetin organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së kryeqytetit. Sot, çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit; derisa identifikimi i hershëm i kësaj sëmundje rritë gjasat e mundjes së saj”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme