Për herë të parë Kosova merr pjesë në Panairin e Bujqësisë Ushqimit dhe Teknologjisë, “AGRA 2023” në Slloveni, i cili ka nisur të mbahet para 61 vitesh.
Fermerë, bujqë, e shoqata të ndryshme, bashkë me ambasadorin e Kosovës, Valdet Sadikun si dhe nga ministrja Bujqësisë, Venera Çerkini, ishin në hapje të këtij panairi, të cilin e hapi presidentja sllovene, Natasha Musar.
Pjesëmarrjen e Kosovës në këtë eveniment e ka mundësuar Oda Sllovene e Bizneseve në krye me Bajram Fushën, GIZ-in gjerman dhe Ministria e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia për zhvillimin e Bujqësisë të përfaqësuar nga Venera Qerkini kryeshefe.
Qëllimi i pjesëmarrjes është thellimi i bashkëpunimit dhe krijimi i kontakteve të reja me agrobiznese të vendeve të rajonit.
Në këtë Panair po marrin pjesë 35 shtete dhe 1700 kompani e shoqata nga mbarë Evropa./rtk/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...