Të hënën bëhen publike adoptimet e para të qenve endacak të Prishtinës

20:02 | 27 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën do të bëhen publike adoptimet e para të qenve endacakë.

Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se në këtë aktivitet i pranishëm do të jetë edhe kryetari Përparim Rama, shkruan Arbresh.info.

“Nesër, e hënë 28.08.2023, në ora 11:00, në fshatin Honrofc (koordinatat e vendit:42.598360,21.274188)  do të bëhen publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve. I pranishëm do të jetë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama”, thuhet në njoftim.


Kujtojmë se komuna morri vendim që një adoptim subvencionohet me 50 euro në muaj, por qytetarët që nuk i përmbahen rregullores për adoptimin e qenve mund të gjobiten nga 1 deri në 3 mijë euro./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme