Google ADS

Ministria e Ekonomisë: U rregullua problemi në e-Kosova, mund të aplikoni për subvencionim për pajisje efiçiente

17:20 | 27 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Ministria e Ekonomisë, njofton se platforma e-Kosova është funksionale dhe mund të aplikoni për pajisje efiçiente pa vështirësi.

Të premtën dhe të shtunën, platforma e-Kosova pati probleme dhe aplikimi s’ishte i mundur, por tani Ministria thotë se platforma është “funksionale”.

“Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike. Si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa prej jush. Ky problem teknik tashmë është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi. Për t’u informuar më shumë rreth subvencionimit vizitoni ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë: https://me.rks-gov.net”, njofton Ministria e Ekonomisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme