Google ADS

Liverpool synon Felixin, nëse Salah vendos të largohet

16:23 | 27 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Liverpool e sheh yllin e Atletico Madridit, Joao Felix si një zëvendësues të mundshëm për Mohamed Salah nëse ikona e “Anfield” vendos të pranoj ofertat nga Ligën Saudite.

Salah po lidhet me një transferim shokues te Al-Ittihad, të cilët thuhet se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të tërhequr sulmuesin egjiptian në klub, shkruan Arbresh.info, shkruan Arbresh.info.

31-vjeçari ka dy vjet për të mbetur në marrëveshjen e tij me Liverpool.

Por mbetet mundësia që Liverpoolit t’i ofrohet një tarifë transferimi që ata nuk mund ta refuzojnë për Salah.

Al-Ittihad do të bëjë një ofertë prej 100 milionë funtesh për Salah, e cila mund të tundoj Liverpoolin.

Taktika e klubit të Ligës Pro Saudite është të përpiqet të tërheqë Reds në marrjen e një vendimi të menjëhershëm mbi sulmuesin.

FootballTransfers e kupton se Liverpooli, linja publike e të cilit është se ata nuk kanë ndërmend ta shesin superyllin, me të vërtetë po hartojnë plane emergjente nëse Salah largohet, me Joao Felix , i cili e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim me Chelsea.

Ndërkohë, e ardhmja e Joao Felix është subjekt i një shqyrtimi intensiv në Spanjë.

Mesfushori sulmues e ka bërë të qartë se dëshiron një ndryshim klubi, me Barcelonën që kërkon një mënyrë për të nënshkruar me 23-vjeçarin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme