Google ADS

Ekstradohet nga Britania për në Shqipëri i dënuari me 25 vjet burgim për vrasje të dyfishtë

14:38 | 27 Gusht 2023
E.H

Artan Muça 52-vjeçar është ekstraduar sot nga Britania e Madhe në drejtim të Shqipërisë pasi ishte dënuar në vitin 2001 me 25 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe në vitin 2021 është kapur në Britaninë e Madhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit, përcjell Arbresh.info.

Policia e Shtetit bënë të ditur se Artan Muça, më 01.06.1997, në një subjekt privat (bilardo), në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. (pronari i bilardos) dhe B. M.

Pas shkëmbimit të një sërë korrespondencash dhe pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare, është finalizuar ekstradimi i shtetasit Artan Muça, në Shqpëri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme