Gjendet pa shenja jete 91-vjeçari i zhdukur në Ferizaj

12:39 | 27 Gusht 2023
E.H

Është gjetur trupi i pajetë i 91-vjeçarit, Ilaz Sejdiut nga Ferizaj i cili ishte në kërkim që nga data 17 gusht 2023.

Policia e Kosovës njofton se trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 09:30 nga disa qytetarë në bjeshkët e fshatit Burrnik të Ferizajt tek vendi i quajtur “Shpella Burrnikut”, shkruan Arbresh.info.

Ekipe të policisë, krimit-teknikët dhe hetuesit rajonal janë në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë

Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime tjera hetimore.

“Policia rajonale e Ferizajt falenderon të afërmit e tij, banorët e zonës, “Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, vullnetarët nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës”, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Brigadës së Zjarrëfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt dhe pjesëtarët e policisë që ndihmuan në gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme