Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur se paranoja nga gjithçka që është shqiptare në Serbi po merr hov .
Kamberi ka përmendur raste të konkrete të shkeljes se të drejtave të shqiptarëve nga autoritet serbe, shkruan Arbresh.info.
Ai tregoi se një familje shqiptare Bajrami nga Maqedonia është keqtrajtuar dhe dënuar duke u shpallur “non grata” deri në vitin 2030.
“Një familje shqiptare (Bajrami) nga Maqedonia është keqtrajtuar dhe dënuar duke u shpallur “non grata” deri në vitin 2030, nga një gjykatë serbe në Beograd, për të vetmin shkak se djali i tyre i mitur kishte të veshur bluze me shqiponjë dykrenare. Familja ishte duke udhëtuar transit nëpër Serbi me destinacion Evropën perëndimore. Një gjykatë tjetër serbe në Vranjë, ka ndaluar shfaqjen e dy filmave të autorit shqiptar nga Presheva, Gani Veseli, me arsyetimin që e e ka dhënë Qendra filmike e Serbisë në Beograd, se njëri film, po “nxitë ndjenjat e urrejtjes ndëretnike, në një mjedis shumë nacional”, ka shkruar ai.
Kamberi po ashtu shkroi se gjithë këto po ndodhin në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tij po hesht.
“Mohimi i gjithçkaje që është shqiptare. Mohimi i simboleve, gjuhës e identitetit është politika që po e proklamon Sebia në raport me shqiptarët. Dhe gjithë këto akte dhune, ksenofobije, urrejtje, shovenizmi e neonacizmi po zhvillohen në sytë e Bashkësisë ndërkombëtare. Edhe pas gjithë këtyre aktve Bashkësia ndërkombëtare hesht. Me heshtje ajo po flijon demokracinë dhe vlerat e saj në dobi të stabilokracisë. Ajo po i jep mundësi dhe po i krijon hapësirë autokatit serb që të vazhdojë me politikën e tij destabilizuese në Ballkanin Perëndimorë”./Arbresh.info/
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...