Real Madrid koleksionoi fitoren e tretë në tre ndeshjet e para të LaLiga-s teksa mbrëjen e së premtes mposhti në transfertë Celta Vigon me rezultatin 0-1.
Sfida rezultoi mjaft e vështirë për madrilenët që iu falën një goli të Jude Bellingham në minutën e 81-të.
Në fakt, kryeqytetasit mund ta kishin zhbllokuar edhe më herët takimin kur në të 68-tën Rodrygo mori përsipër ekzekutimin e një penalltie.
Por, braziliani gaboi dhe u ndal nga portieri Villar. Një episod i tillë nervozoi jashtë mase trajnerin Carlo Ancelotti, i cili edhe në deklaratën pas ndeshjes theksoi se penalltinë nuk duhej ta godiste Rodrygo, por Modric.
Ndër të tjera, italiani foli edhe për dëmtimin e Vinicius që u zëvendësua në minutën e 18-të.
“Asnjë nga lojtarët nuk e ka lirinë për të zgjedhur se cili do të godasë penalltitë.
I thashë Valverdes se duhej të godiste Modric, por nuk e di çfarë ndodhi në fushë. Lojtarët zgjodhën që të godiste Modric dhe unë nuk kisha kohë që ta ndryshoja. Jam pak i mërzitur për këtë, por e di që bëhet fjalë për një keqkuptim. Ishte pak e vështirë që të komunikoja me lojtarët në fushë.
Dëmtimi i Vinicius? Pati një shqetësim muskulor dhe do ta shohim në orët e ardhshme. Kërkoi që ta vazhdonte lojën, besoj se nuk është një dëmtim serioz. Por, mendoj se do të humbasë ndeshjen e radhës me Getafen dhe do të rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve. Një mundësi edhe për të pushuar”, tha Ancelotti./lajminet
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...