Situata nga zjarret në Shqipëri, Peleshi: Në 24 orë janë shuar 10 vatra

14:00 | 26 Gusht 2023
K.B

Ministri i Mbrojtjes në shqipëri, Niko Peleshi ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook situatën nga zjarret në vend.

Ai bëri me dije se 10 vatra aktive janë shuar në të gjithë Shqipërinë në 24 orët e fundit.

Sipas ministrit zjarri në malin e Shpiragut po shkon drejt shuarjes përfundimtare, ndërsa është nën kontroll vatra, në fshatin Rrilë, Lezhë.

Në vendin e quajtur “Vija mbi Okol”, në fshatin Theth, vatra e zjarrit është riaktivizuar dhe po punohet për mbajtjen e saj nën kontroll.

Në fshatin Bushat, në Vaun e Dejës, zjarri në një sipërfaqe me mbeturina, është shuar plotësisht dhe zjarrvënësi është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit, shkroi Peleshi./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme