Google ADS

Arrestohen dy vëllezër në Rahovec, dyshohen se u rrahën mes vete

10:32 | 26 Gusht 2023
E.K

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona (vëllezër) në Rahovec, nën dyshimin se janë rrahur me njëri-tjetrin.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur dje dhe të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, përcjell Arbresh.info.

“Rahovec 25.08.2023 – 15:25. Janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj kosovar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht dhe sulmuar njëri tjetrin dhe si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme