Të shtëna me armë zjarri në Kaliforni, 5 persona të plagosur

10:01 | 26 Gusht 2023
K.B

Pesë persona u plagosën të premten mbrëma pas disa të shtënave në një rrugë në Pasadena, Kaliforni, thanë autoritetet.

Lt. Monica Cuellar i Departamentit të Policisë së Pasadenës tha se oficerët i gjetën të plagosurit në bllokun 100 të bulevardit lindor Orange Grove rreth orës 19:30, raportoi KNBC-TV.

Katër të plagosur u transportuan në një spital dhe i pesti mori ndihmë në vendin e ngjarjes, raportoi stacioni. Nuk ka ende informacione për gjendjen e të plagosurve.

“Të shtënat filluan pas një përleshje”, tha Cuellar. Ngjarja është ende e paqartë, teksa policia nuk ka asnjë të dyshuar për momentin.

Policia e Pasadenës nuk iu përgjigj kërkesës së Associated Press për informacion shtesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme