Google ADS

Humb jeten 17-vjeçari që punonte si kamarier në Sarandë, e zuri ashensori

10:01 | 26 Gusht 2023
K.B

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Sarandë, pasi e zuri ashensori i një klubi të natës ku punonte.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin Lulëzim Allkushi, 43 vjeç, si dhe shpallën në kërkim pronarin e klubit Spiro Iljadhi, 37 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e pronarit të lokalit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shqipërisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”./Topchannel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme