Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev, ka emëruar vajzën e tij Saida Mirziyoev, si sekretare të presidentit më 25 gusht, njoftoi zyra e presidencës në Telegram.
38-vjeçarja Saida Mirziyoev, bëhet personi i dytë në administratën presidenciale pas babait të saj Shavkat Mirziyoev.
Pozita e saj si sekretare është e barabartë me pozitën e shefit të administratës së presidencës.
Ky veprim tërhoqi vëmendjen e disa uzbekëve, që jetojnë jashtë Uzbekistanit, të cilët ironizuan në rrjetet sociale, ndërsa të tjerë postuan se historia e saj e komunikimit mund të ndihmonte babain e saj të promovonte imazhin e vendit të Azisë Qendrore. Motra e saj Shakhnoza është gjithashtu një nëpunëse e lartë civile.
Mirziyoyev zëvendësoi presidentin e vjetër Islam Karimov pas vdekjes së tij në 2016 dhe fitoi rizgjedhjen për shtatë vite të tjera muajin e kaluar në një votim që vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thanë se ishte “teknikisht i përgatitur mirë, por i mungonte konkurrenca e vërtetë”.
Uzbekistani nuk ka politikanë apo grupe të forta opozitare, por Mirziyoyev e ka quajtur veten një reformator, duke hapur ekonominë e tij ndaj botës së jashtme dhe duke lehtësuar politikat autoritare të paraardhësit të tij.
Emërimi i të afërmeve në pozita shtetërore me ndikim është gjë e zakonshme në vendet autoritare të Azisë Qendrore. Në Turkmenistan, presidenti Serdar Berdymukhammedov e pasoi babanë e vet, Gurbanguly Berdymukhammedov.
Në Taxhikistan, djali i madh i Emomali Rahmonit, Rustam Emomali, mban pozita të rëndësishme, përfshirë edhe postin e kryetarit të dhomës së lartë të Parlamentit dhe atë të kryetarit të Dushanbes./a2cnn
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads