Al-Nassr merr pikët e para të këtij sezoni të Saudi Pro League dhe atë e bën në transfertën ndaj Al-Fateh.
Përballja e kësaj të premteje “zgjoi nga gjumi dy javor” Cristiano Ronaldon dhe Sadio Manen, me të dy sulmuesit që realizuan golat në fitoren 0-5 të ekipit të tyre në ndeshjen e raundit të tretë të kampionatit saudit.
Ndërsa në minutën e 38’ Ronaldo e dyfishoi avantazhin e ekipit të tij dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-2.
Në minutën e 55’ pasi Rinne la portën bosh, Ronaldo realizoi golin e tretë për Al-Nassr, teksa në minutën e 81’ Mane realizoi golin e katërt me një goditje me kokë.
Në fund gjithçka u vulos nga portugezi, me këtë të fundit që bëri “hat-trick” në minutën e 90+6’.
Pas javës së tretë të Saudi Pro League, Al-Fateh renditet në vend të nëntë me katër pikë, teksa Al-Nassr pozicionohet në vend të 11-të me tre pikë.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...