Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi në zyrën e tij një takim me aktivistin e të drejtave të njeriut dhe gazetarin holandez, Jan Jansen, me të cilin së bashku biseduan për veprimtarinë e tij dhe për kontributin e çmueshëm të tij për popullin shqiptar që prej viteve ’90-ta.
Ai edhe sot angazhohet profesionalisht në dokumentimin dhe avokimin kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe padrejtësive. Së fundmi, ai ka folur edhe për spastrimin etnik që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve, përcjell Arbresh.info.
Në takimin ku ishte i pranishëm edhe shkrimtari Ag Apolloni, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij të lartë për aktivizmin, angazhimin dhe kontributin e Jansen për gjatë gjithë këtyre viteve, e i cili po vazhdon edhe sot, në shërbim të së vërtetës, të drejtës dhe drejtësisë.
Jan Jansen, është aktivist për të drejtat e njeriut, hulumtues, gazetar dhe përkthyes holandez, që ka punuar për 25 vjet si ekspert i Amnesty International (1979-2004). Nga viti 1990 ka bërë hulumtime dhe shkrime nga terreni për gjendjen në Kosovë dhe Shqipëri. Shumë raporte ndërkombëtare mbi gjendjen e atëhershme politike në Kosovë buronin nga hulumtimet e tij. Ai shkroi për dëbimet, torturat, vrasjet dhe masakrat në Kosovë, duke demantuar propagandën serbe në atë kohë./Arbresh.info/
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...