Policia ka konfiskuar një armë e cila është përdorur në një aheng familjar në Vushtrri si dhe është arrestuar i dyshuari për gjuajtje.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale.
“Në Stacionin Policor në Vushtrri, dje me datë 24.08.2023 rreth orës 19:40 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën ,, Dëshmoret e kombit” në Vushtrri. Njësitë policore kane arritur ta identifikojnë lokacionin ku kishte një aheng familjar, policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin dhe të konfiskoj armen”, njofton policia.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorim i armës”.
“Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një arma e llojit “Zoraki”. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari S.Ll., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorim i armës”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...