Puthi në buzë lojtaren, FIFA hap procedura disiplinore kundër Rubiales

08:17 | 25 Gusht 2023
K.B

FIFA hapi procedurat disiplinore kundër Luis Rubiales pasi presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) puthi në buzë yllin spanjoll Jenni Hermoso pas finales së Kupës së Botës për femra fundjavën e kaluar.

”Komiteti disiplinor i FIFA-s informoi sot Luis Rubiales, presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, se po hap procedura disiplinore kundër tij bazuar në ngjarjet që ndodhën gjatë finales”, tha organi drejtues i futbollit botëror në një deklaratë, transmeton klankosova.tv.

FIFA tha se incidenti “mund të përbëjë shkelje të nenit 13 paragrafët 1 dhe 2 të kodit disiplinor të FIFA-s”.

Ylli spanjoll Hermoso lëshoi një deklaratë të përbashkët me sindikatat Futpro të mërkurën, e cila bëri thirrje që të ndërmerren veprime kundër presidentit të RFEF.

”Ne po punojmë për të siguruar që akte të tilla si ato që kemi parë të mos kalojnë kurrë pa u ndëshkuar, që ato të sanksionohen dhe që masat shembullore të miratohen për të mbrojtur femrat e futbollit nga veprimet që ne besojmë se janë të papranueshme”, thuhet në deklaratë.

Teksa vet organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, ofroi mbështetjen e saj për Hermoso të enjten./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme