Pritet të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Rexhep Luci”, banorët pajtohen me vendimin

23:28 | 24 Gusht 2023
E.H

Banorët në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, të cilët shpesh ankohen për zhurmë e kaos si pasojë e makinave në këtë zonë mjaft të frekuentuar, i gëzohen paralajmërimit të kryetarit të kryeqytetit se nga 1 shtatori do të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike.

Pas mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”, komuna do ta ndalojë qarkullimin e automjeteve edhe në rrugën që dërgon në parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare.

Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se ky vendim është marrë me qëllim të realizimit të planit regjenerues të këtyre hapësirave publike dhe si institucion thotë se e ka prioritet interesin e përgjithshëm publik./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme