Google ADS

Arbana dhe Eduardi të pandashëm nga njëri-tjetri, çifti shkëlqen në imazhet e fundit

18:48 | 24 Gusht 2023
E.H

Arbana Osmani është njëra ndër moderatorët më të mira në shqiptari dhe jo vetëm.

Ajo po vazhdon të shijoj suksesin e padiskutueshëm që nga përfundimi i spektaklit Big Brother Vip Albania, program ky që udhëhiqet nga Arbana.

Megjithatë, bukuroshja nuk heziton të ndaj me publikun edhe imazhe nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një dasmë në Prishtinë, nga ku edhe ka ndar me ndjekësit fotografi me bashkëshortin e saj, Eduard Grishaj.

Komentet dhe komplimentet ishin të shumta që morën çifti, të cilët kanë dy fëmijë së bashku.

Ndryshe, Arbana dhe Edi kurorëzuan dashurinë e tyre në qershor të këtij viti me një ceremoni private në Toskana të Italisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme