Prokuroria Special ka ftuar për intervistim edhe Egzon Azemin, këshilltarin e ministrit të Shëndëtësisë, Arbren Vitia.
Kështu bëri të ditur vetë Azemi përmes një postimi në Facebook ku njoftoi se ftesa lidhet me reagimin e tij për rastin e lirimit të Dejan Pantiq, shkruan Arbresh.info.
“Jam ftuar nesër në Prokurorinë Speciale, të mirrem në pytje kinse për reagimin tim në rastin e lirimit të kriminelit serb Dejan Pantiq. Nga një postim i imi demek qenka ndjerë i kërcënuar ndonjë prokuror apo gjyqtar. Dhe pse s’kishe lidhje më të”, ka shkruar Azemi.
Tutje ai ka thënë se nuk kërceënon e as nuk nxit por kërkon drejtësi të plotë e jo selektive.
“Unë nuk kërcënoj. As nuk nxis. Unë vetëm kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj drejtësi. Të plotë. Jo selektive. Dhe njësoj do vazhdoj.”, u shpreh Azemi.
Këshilltari i minitsrit Vitia konfirmoi se do të shkojë për intervistim.
“Kjo Prokurori që është e kapur thuajse fund e krye, saherë shkruaj diçka rreth tyre e gjejnë një vegzë e ngrisin një rast. Herë për protestat e 2015-16 e këtë herë për një reagim në facebook. Po, nesër do të shkoj veç të ju them që ne as nuk kërcënojmë e as nuk frikësohemi. Do qëndrojmë drejtë e pa e thyer kurrizin as përballë kriminelëve serb, as para mafisë miliardere e as para prokurorëve të kapur.”, ka bërë të ditur Azemi.
Ndryshe për të njëjtin rast është ftuar për intervistim edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka./Arbresh.info.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...