Deputeti Dimal Basha e quan “amater në politikë” Abdixhikun

16:05 | 24 Gusht 2023
E.K

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar ndaj kryetari të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas deklarimit të këtij të fundit për Asociacionin duke thënë se procesi duhet të përfundojë dhe të përbyllet procesi i dialogut.

Basha përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Abdixhikun amater në politikë, shkruan Arbresh.info.

“Qe çka do me thanë me kanë amater n’politikë”, shkroi Basha.

“Ky beson që veç Asociacionin edhe Serbia knaqet edhe krejt punët rregullohen, dhe fatkeqësia është që ky është ndryshimi në LDK, komplet t’njejtën logjikë t’Isa Mustafës”, shtoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme