Zjarret në pyje që kanë nisur që prej 19 gushtit vazhdojnë për ditën e gjashtë, teksa erërat e forta kanë përhapur zjarret me shpejtësi duke vështirësuar më tej përpjekjet e zjarfikësve.
Në orët e para të së enjtes zjarri në malin Parnithja, rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit Athinë, iu afrua edhe vendbanimeve. Teksa vazhdojnë lufta për shuarjen e zjarrit nga ajri, banorëve iu kërkua të jenë gati për të braktisur banesat e tyre, nëse do të jetë e nevojshme.
Aktualisht, qindra zjarrfikës po luftojnë në dy fronte kryesore, njëri pranë Athinës dhe tjetri në Greqinë verilindore, teksa vatrat e tjera konsiderohen më të vogla.
Përpjekjet janë përqendruar në frontin e madh të Dadias që është më kritiku për përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Zjarret kanë shkatërruar tashmë shtëpi dhe prona.
Sipas autoriteteve zjarrfikësit grekë kanë luftuar mbi 350 zjarre gjatë pesë ditëve të fundit, duke përfshirë mbi 200 në 48 orët e fundit. Më shumë se 600 mijë hektarë pyje, tokë bujqësore dhe zona banimi u dogjën nga zjarret.
Në dy ditët e fundit nëntëmbëdhjetë njerëz që besohet të jenë emigrantë, mes tyre dhe dy fëmijë janë vrarë në zjarret pyjore.
Komisioni Evropian tha se 246 zjarrfikës, 40 automjete dhe tetë avionë nga tetë shtete anëtare ishin dërguar në ndihmë. /abcnews.al
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...