Google ADS

Ministri Peci i përgjigjet Yll Bogajt për pronën te AAK-ja: S’ia kam frikën zhvatësve e kriminelëve

15:46 | 24 Gusht 2023
E.K

Një pronë në afërsi të zyrave të AAK-së ka nxitur një debat në mes të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe Yll Bogajt. Peci pretendon se prona është e Ministrisë së Bujqësisë, derisa Bogaj thotë se është njëri prej pronarëve të pronës në lidhje me Institutin Bujqësor të Kosovës, që kanë ngritur padi ndaj Ministrit Peci.

Peci ka reaguar përsëri, duke thënë se nuk ua ka frikën “uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë”, përcjell Arbresh.info.

Në këtë reagim, ai ka bashkëngjitur edhe vendimin përmes të cilit obligon pronaren Miradije Bogaj që ta lëshojë pronën brenda një afati një javor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme