Policia e Sarandës ka vënë në pranga adoleshentin, i cili u përfshi në aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Sarandë, ku si pasojë humbën jetën dy turistë italianë.
Sipas policisë është vënë në pranga 17 vjeçari pasi akuzohet për dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.
Ndërkaq kujtojmë se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Sarandë –Ksamil”, ku si pasojë kanë humbur jetën Gritto Domenico 24 vjeç dhe Vicenzo Tizziano 32 vjeç.
Gjithashtu në kuadër të zbardhjes së plotë të ngjarjes, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti për Sigurinë Publike (Drejtoria e Policisë Rrugore) në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të analizuar rastin, për të nxjerrë përgjegjësitë në lidhje me shkakun e ndodhjes së këtij aksidenti, si dhe për menaxhimin në tërësi të qarkullimit rrugor në territorin e bashkisë Sarandë./abcnews.al
Lexo edhe:
Aksidenti me dy viktima nga Italia, pezullohet nga detyra shefi i Policisë Rrugore të Sarandës
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi