Pritje deri në tre orë në Merdarë për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat tjera kufitare

08:47 | 24 Gusht 2023
K.B

Qendra Kombëtare për Menaxhimi Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalje nga pika kufitare në Merdarë janë deri në tre orë.

Kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 800 metra.

Koha e pritjeve për dalje te Dheu i Bardhë është një orë e gjysmë.

Në Jarinjë po pritet 10 minuta për dalje, kurse në të gjitha pikat tjera kufitare deri në 5 minuta./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme