Drejtuesit e Barcelonës kanë marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e Marcos Alonso. Futbollisti veteran do të mbetet në klubin katalanas.
Dy ditët e fundit u raportua se 32-vjeçari spanjoll do të shitet për shkak të pagës së lartë, derisa si destinacione të tij përmendeshin Liga Premiere dhe Liga e Arabisë Saudite.
Megjithatë, sipas gazetës katalanase “Sport”, Xavi dhe drejtuesit e klubit e kanë siguruar Alonson se do të llogarisin në shërbimet e tij.
Klubi do të tentojë ta regjistrojë këtë javë, por nëse dështojnë tani, atëherë me siguri se regjistrimi do të bëhet deri më 30 shtator.
Alonso do të jetë zgjedhja e dytë e Xavit këtë sezon, pasi Alejandro Balde është titullar i padiskutueshëm në mbrojtje në krahun e majtë. Ish-lojtari i Chelseat në të kaluarën ka luajtur edhe si qendërmbrojtës i majtë, por me nënshkrimin e Inigo Martinez tashmë edhe ai pozicion është mbuluar./rtk
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”