Presidenti amerikan Joe Biden sugjeroi se presidenti rus, Vladimir Putin mund të ketë qenë pas rrëzimit të një avioni pranë Moskës.
Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin , renditet në mesin e pasagjerëve të avionit dhe Biden tha se nuk ishte i befasuar që mercenari rus mund të ishte shënjestruar.
“Ju mund të kujtoni, unë u pyeta për këtë,” i tha Biden për CNN, duke aluduar në komentet e tij në korrik, në të cilat ai tha se Prighozin duhet të shqetësohet për sigurinë e tij pas rebelimit të dështuar, transmeton Arbresh.info.
“Unë thashë se do të isha i kujdesshëm se çfarë kam hipur. Nuk e di me të vërtetë se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar,” tha Biden sot.
Në një konferencë shtypi në Helsinki, Finlandë, në korrik, Biden bëri shaka duke thënë se nëse do të ishte Prighozin, “do të kisha kujdes se çfarë ha, do të mbaja vëmendjen në menunë time”.
Biden shtoi se “nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi që Putini nuk është prapa, por unë nuk di mjaftueshëm për të ditur përgjigjen”.
Presidenti sapo kishte dalë nga një studio fitnesi në Lake Tahoe, Nevada, ku Shtëpia e Bardhë thotë se ai ndoqi një klasë Pilates e ndjekur nga një klasë spin.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...