Departamenti amerikan i Shtetit mund t’i shesë Tajvanit sisteme të kërkimit dhe gjurmimin me rreze infra të kuqe për avionët luftarakë F-16, si dhe pajisje të tjera, në vlerën e 500 milionë dollarëve, njoftoi Pentagoni të mërkurën.
“Propozimi për shitjen e kësaj pajisjeje dhe mbështetja, nuk do të ndryshojë ekuilibrin bazë ushtarak në rajon”, tha Pentagoni në një deklaratë.
Kjo lëvizje mund të irritojë Pekinin. Kina kërkon vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara – furnizuesi më i madh i armëve në Tajvan – të ndalojë shitjen e armëve në ishull.
Pentagoni tha se kontraktori kryesor do të ishte “Lockheed Martin Corp LMT.N”, që prodhon avionët F-16.
Shpenzimet e Tajvanit për ushtrinë do të rriten me 3.5 për qind nga viti në vit, ndërsa më 2024 do të arrihet një vlerë e re rekord, tha presidentja tajvaneze Tsai Ing-wen. Ajo u zotua të përmirësojë mbrojtjen e vendit, mes një kërcënimi në rritje nga Kina, e cila e sheh Tajvanin si territorin e vet.
500 milionë dollarë është vlera maksimale e mundshme e kontratës tha Pentagoni.
Shtetet e Bashuara njoftuan një paketë ndihme me armë për Tajvanin deri në 345 milionë dollarë, në fund të muajit të kaluar.
Pavarësisht miratimit nga Departamenti i Shtetit, njoftimi nuk sqaron nëse është nënshkruar ndonjë kontratë ose nëse negociatat kanë përfunduar./voa
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...