Shqipëria i del në ndihmë Greqisë, Mitsotakis: Ju falënderoj që na u bashkuat për të luftuar zjarret në Aleksandropoli

19:53 | 23 Gusht 2023
E.H

Kryeministri i grek, Kyriakos Mitsotakis ka falënderuar Shqipërinë e cila i ka dal në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve, me dërgimin e trupave dhe mjeteve zjarrfikëse.

Siç shkruan Mitsotakis në Twitter, nga Shqipëria në Greqi do të shkojnë 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për të luftuar zjarrin në Aleksandropoli, përcjell Arbresh.info

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri. 🇦🇱🇬🇷”, shkruan kryeministri grek.

Më herët, Greqia refuzoi ndihmën e forcave zjarrfikëse shqiptare por më pas u tërhoq./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme