Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se komunat kanë afat deri me 15 shtatorë të vendosin për zbritjen e faturave deri në 100 euro për secilin tatimpagues.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati theksoi se Ligji i ndryshuar për Tatimin në Pronë tashmë është në fuqi, dhe komunat do të kenë mundësi që të zvogëlojnë barrën tatimore për qytetarët, ashtu që sipas tij, ata kanë kërkuar, shkruan Arbresh.info.
“Përmes këtij ligji, mundësohet falja e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro për secilin tatimpagues, dhe komunat duhet të vendosin më së largu deri më 15 shtator për këtë zbritje. Pra, të gjitha komunat do ta kenë mundësinë që të zvogëlojnë barrën tatimore për qytetarët, ashtu siç kanë kërkuar, dhe kësisoj t’i kursejnë shumicën prej tyre nga pagesa e këstit të dytë që duhet të bëhet muajin shtator”, tha Murati.
“Në rast miratimi nga komuna, qytetarëve që tashmë kanë paguar faturën e tatimit në pronë, shuma e paguar u llogaritet parapagim për faturën vijuese”, tha tutje Murati./Arbresh.info
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...