Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi në mbledhjen e Qeverisë ka informuar kabinetin qeveritar mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropain (PKIE) për periudhën janar-qershor 2023.
Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi tha se PKIE përmban 242 masa, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, deri në fund të muajit qershor janë zbatuar më shumë se gjysma e masave para afateve ose janë në zbatim e sipër.
“PKIE përmban 242 masa. Deri në fund të muajit qershor, më shumë se gjysma e masave janë zbatuar para afateve ose janë në zbatim e sipër, pa vonesa. Pjesa tjetёr pёrballet me vonesa ose nuk kanё filluar sё zbatuari, meqё janё tё planifikuara pёr njё periudhё tё ardhme.”, ka shkruar Bsilimi.
Tutje ai tha se zbatimi sipas planit i masave të përfshira në PKIE kërkon angazhimin e të gjithë akterëv etë përfshirë në proces dhe punë efikase.
“Mbetemi të përkushtuar dhe plot vullnet në përmbushjen e zbatimin e masave.”, shtoi ai.
Prezantimi i plotë i informimit mbi masën e zbatimit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian:
I nderuar Kryeministër,
Të nderuara Zëvendëskryeministre,
Të nderuar Ministra,
Më lejoni të prezantoj sot tё arriturat nё zbatimin e Planit Kombëtar të Integrimit Evropian (PKIE) 2023-2027 gjatë periudhës janar – qershor të këtij viti. Si rregull, informimi do jetё nё baza tremujore, por kёsaj radhe raportimi 6 mujorёsh vie si rezultat i votimit mё tё vonshёm tё PKIE nga ana e deputetёve tё Kuvendit tё Republikёs sё Kosovёs.
Pra, ky raport prezanton gjetjet mbi zbatimin e këtij dokumenti deri më 30 qershor. Nëse ka pasur zhvillime pas datёs pёrmbyllёse tё raportimit, tё njejtat do të reflektohen në raportin për tremujorin e tretë të këtij viti.
PKIE përmban 242 masa. 88 prej tyre janё masa legjislative, nga tё cilat 27 janё projektligje kurse pjesa tjetёr apo 154 sosh pёrbёjnё masa zbatuese.
Deri në fund të qershorit janë zbatuar 43 masa nga tё cilat 17 janë zbatuar para afateve. Në zbatim e sipër, pa vonesa janё 119 masa. Pjesa tjetёr pёrballet me vonesa ose nuk kanё filluar sё zbatuari, meqё janё tё planifikuara pёr njё periudhё tё ardhme.
Tek pjesa e projektligjeve, nё periudhёn raportuese janё miratuar nga qeveria kёto projektligje:
Ndёrsa në hartim e sipër, ose me vonesa janë këto 12 projektligje:
Në hartim e sipër dhe sipas dinamikёs sё planifikuar janё 11 projektligje tjera.
Në vijim më lejoni të përmbledh disa masa të tjera kyçe që kërkojnë vëmendjen tuaj tё shtuar:
Zbatimi sipas planit i masave tё pёrfshira nё PKIE kёrkon njё angazhim shtesё tё secilit prej jush.
Gjithashtu ju lus që ju dhe kabinetet e juaja të punoni ngushtё me Kuvendin, në veçanti me komisionet përkatëse të tij me synim që projektligjet e dorёzuara në Kuvend të miratohen qё nё fillim tё seancave tё sesionit vjeshtor.
Ju faleminderit.
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...
Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në ...