Të paktën 22 punëtorë kanë vdekur të mërkurën kur ura hekurudhore, të cilën po e ndërtonin përmbi një luginë të thellë në verilindje të Indisë, u shemb.
Incidenti ndodhi në Sairang, një qytet rreth 20 kilometra larg veriperëndimit të kryeqytetit të shtetit Miyoram, Aizawl.
Shefi i Qeverisë në shtetin Mizoram, Zoramathanga tha: “Jam thellësisht i pikëlluar dhe prekur nga kjo tragjedi”.
Zoramthanga, i cili e përdor vetëm një emër, shtoi se ndihet mirënjohës që njerëzit kishin dalë në numër të madh për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.
Dyzet punëtorë ishin duke punuar në urë kur ndodhi aksidenti, thanë autoriteteve indiane.
Katër punëtorë të tjerë janë zhdukur, ndërsa është themeluar një komision për ta hetuar shkaktarin e aksidentit.
“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe të gjitha ndihmat e mundshme po u ofrohen të prekurve”, tha zyra e kryeministrit Narendra Modi.
Qeveria indiane do t’i paguajë të afërmit e viktimave nga 2.400 dollarë, sipas zyrës së kryeministrit.
Shembja e ndërtesave dhe urave është e zakonshme gjatë sezonit të shirave në Indi, nga qershori deri në shtator, për shkak të dështimit të strukturave të tyre të vjetruara dhe të cilësisë së dobët.
Të paktën 20 punëtorë u vranë në perëndim të Indisë këtë muaj, kur një vinç ra mbi një autostradë të shpejtë nën ndërtim e sipër në periferi të kryeqytetit financiar, Mumabi.
Vitin e kaluar, të paktën 137 persona u vranë kur një urë këmbësorësh u shemb në shtetin Gujarat./rel
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...