Rohde: Më vjen mirë që isha i ftuar t’i nderoj kosovarët e guximshëm që shpëtuan hebrenjtë

16:57 | 23 Gusht 2023
E.G

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde sot mori pjesë në inaugurimin e “Murit të nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael.

Me anë të një postimi në Twitter, Rohde u shpreh i lumtur që ishte i ftuar në këtë rast të nderimit të koosvarëve kurajozë të cilët shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Arbresh.info.

“Më vjen mirë që isha i ftuar t’i nderojë kosovarët kurajozë që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Rohde.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme