Google ADS

Haradinaj – Kurtit: Çfarë faji kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore?

16:40 | 23 Gusht 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me situatën e librave shkollor të nxënësve në vend.

Sipas tij, sigurimi i teksteve shkollore për nxënësit është detyrë e Qeverisë, dhe çdo dështim siç thotë ai, është qesharak.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj shtoi se Kurti dhe Qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën.

“Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën?”, ka shkruar Haradinaj.

“Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga. Kur është boll për Kurtin?!”, shkroi tutje Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme